Kaloni te përmbajtja kryesore

Polonia shkatërron monumentet e epokës sovjetike

Monumentet që përkujtojnë “çlirimin” e Polonisë nga Ushtria e Kuqe pas Luftës së Dytë Botërore janë shkatërruar.
Shkatërrimi i statujave në qytetet Glubczyce, Byczyna, Bobolice dhe Staszow u transmetuan drejtpërdrejt në internet dhe u zhvillua në të njëjtën kohë.
Monumentet u ngritën nga udhëheqësit komunistë të pasluftës të Polonisë, por një ligj i vitit 2016 ndalon promovimin e regjimeve totalitare dhe ka rezultuar në shembjen e përkujtimeve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button