Hynë të armatosur në zonën e KEK-ut, 4 të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut.
Sipas njoftimit, janë arrestuar katër të dyshuar për rastin.
Gjithashtu, janë sekuestruar katër armë të gjata dhe fishekë të kalibrit 12mm.
Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut./21Media

Back to top button