Zelensky i thotë “jo” samitit të G20, nëse Putin është i pranishëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20 në Indonezi nëse merr pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
“Nëse lideri i Federatës Ruse është i pranishëm, Ukraina nuk do të merr pjesë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou në Kiev.
Lideri ukrainas tha se është ftuar që të marrë pjesë nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në samitin që mbahet më 15 dhe 16 nëntor.
Putin ende nuk e ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë./21Media

Back to top button