Gjakova në luftë për të bronztën në Grand Slam Baku
Pavarësisht se është ndalur në rrugën për te medalja e artë, xhudistja Nora Gjakova është duke e vazhduar garën për të siguruar të bronztën në Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova tani ka kaluar në finale të repesazhit.
Gjakova e ka mposhtur xhudisten italiane, Veronica Toniolo në raundin e parë të repesazhit, kurse tani do të përballet me belgen, Mina Libeer.
Në rast fitoreje, xhudistja kosovare do ta fitojë medaljen e bronztë në këtë turne.