Fadil Berisha në shfaqet në “billboardet” e Time Square të New Yorkut

Para syrit të aparatit fotografik të tij kanë dalë shumë yje shqiptare dhe ata me renome botërore. Ai është njëri prej fotografëve më të njohur shqiptar, Fadil Berisha i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i gëzohet edhe një suksesi tjetër.
Portreti dhe emri i tij po qëndron në billboardet e Time Square në Neë York. Ai ka publikuar disa imazhe në Instagramin e tij duke u shprehur falënderues për këtë akt.
E Fadil Berisha po i shtohet listës së shqiptarëve janë pasqyruar në “billboard”-et gjigante të Times Square në New York. Më parë kanë dalë edhe emrat e njohur shqiptarë të muzikës si: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max. /21Media

Back to top button