Takimi me Kurtin, Haradinaj largohet i pari nga ndërtesa e qeverisë

(Lajm i përditësuar)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dal nga ndërtesa e Qeverisë, pak minuta pasi ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës.
Një ditë më parë AAK ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kreut të opozitës, dhe se ky takim do të mbahej sot në ora 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
Ndërkaq largimi i Haradinajt disa minuta pas mbërritjes së tij në këtë takim, u bë pa ndonjë shpjegim për media.
Fillon takimi i opozitës me Kurtin
Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës. Kryeminitri Kurti i ftoi për t’u takuar pas situatës së fundit në veri.
Në takim me Kurtin kanë shkruar të tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.



Kurti sot pret në takim liderët e opozitës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Takimin i cili do të mbahet sot, për portalin rtv21.tv e kanë konfirumar nga PDK-ja, AAK-ja dhe LDK-ja.
Sipas një komunikate të dërguar nga zyra e Kryeministrit, këto takime do fillojnë nga ora 08:00.
PDK-ja dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë e Kosovës rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës për situatën në veri ka ftuar institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë se Kurti po e ndihmon skenarin e Serbisë për dështimin e planit franko-gjerman, për marrëveshjen finale me njohje reciproke./21Media 

Back to top button