Arrestohet një person për kontrabandë me mallra

Është parandaluar dje një rast i kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë. Në fshatin “Kabash” në drejtim të fshatit “Smirë” është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e kanë ndaluar automjetin që e drejtonte i dyshuari, i cili më pas është arrestuar.
“Njësitet e Task-Forcës operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje, pas pranimit të informatave nga terreni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke bërë prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Dje, më 7 nëntor 2022, rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur këta artikuj:
40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg,
15 pako me rripa të brezit,
10 pako çanta të kraharorit,
3 pako me altoparlantë –bluetooth,
1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë,
2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së maqedonase së Veriut.
Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje./21Media

Back to top button