Abdixhiku pas takimit me Krutin: Nuk kuptuam diçka të re

(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurtin tha se në këtë takim nuk kanë parë diçka të re nga ato deklarime publike të kryeministrit, Albin Kurtit.
Abdixhiku përsëri ka shprehur se Qeveria do ketë mbështetjen e LDK-së sa i përket sigurisë në vend.
“Nuk kuptuam diçka te re prej atyre deklarimeve publike të Kurtit. Ne kërkuam plan konkret dhe kërkuam kordinim me aleatët tanë kjo është kërkesa e LDK-së”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku deklaroi se LDK-ja i jep mbështetje kryeministrit Kurti për vendosjen e ligjshmërisë në territorin e Kosovës, por që sipas tij, duhet pasur plan dhe koordinim me aleatët.
Krasniqi: S’mora siguri se Kurti di çfarë veprime duhet të ndërmarrë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se diskutuan për situatën. Mirëpo Krasniqi tha se ishte i interesuar të dëgjojë më shumë për planet e Qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë.
“Nuk është se dola me një siguri të madhe se Qeveria e dinë në çfarë drejtime është duke shku dhe çfarë veprime duhet të ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll sepse në fund të fundit qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarvajtja e rendit publik dhe mbajtja e paqes”, tha ai në një prononcim për media.
Ndërsa ai tha se Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme për ta ruajtur shtetësinë./21Media