Haradinaj tregon pse e la takimin me Kurtin

"Na mbante ligjërata..."

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e lëshoi takimin me kryeministrin Albin Kurti për siç tha ai, kryeministri “mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën”.
Ai tha se kjo është e papranueshme.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dal nga ndërtesa e Qeverisë, pak minuta pasi ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës.
Ky takim ka filluar sot në ora 8:00 të mëngjesit./21Media

Back to top button