Kaloni te përmbajtja kryesore

Modelja franceze konvertohet në Islam

Modelja franceze dhe yll i televizionit, Marine El Himer, njoftoi konvertimin e saj në Islam, duke shprehur kënaqësinë e saj të madhe.
Ajo u konvertua në Islam muaj më parë dhe nuk e bëri të ditur këtë lajm deri të mërkurën, 2 nëntor.
Marine El Himer ka ndarë imazhe të saj në Instagram me rreth 1.5 milionë ndjekës, e veshur me hixhab në afërsi të Qabesë në Mekë, Arabi Saudite, si dhe një video që lidhet me shqiptimin e shehadetit në një xhami.
“Këto momente tregojnë ditët më të bukura të jetës sime”, ka shkruar El Himer nën postimin e saj, duke bërë të ditur se është bërë myslimane disa muaj më parë.
El Himer shprehu shpresën se rrugëtimi i saj shpirtëror që ka ndërmarrë do ta çojë gjithmonë tek Allahu dhe falënderoi fansat e saj për mbështetjen.


Duke tërhequr vëmendjen për faktin se konvertimi në një fe tjetër nuk ka asgjë për t’u turpëruar, El Himer theksoi se ajo zgjodhi Islamin si rezultat i pajtimit të mendjes, zemrës dhe shpirtit të saj.
Konvertimi i Marine El Himer u mirëprit nga ndjekësit e saj, të cilët e uruan atë për këtë hap dhe një pjesë e madhe e tyre u shprehën të lumtur me këtë lajm.
Marine El Himer, ka lindur në korrik 1993, në Bordo, Franca jugore. Ajo është me origjinë maroke-egjiptiane dhe ka një motër binjake të quajtur Oceane El Himer./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button