Mot i vranët e me riga shiu në pesë ditët e ardhshme në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, moti në vend do të jetë i vranët.
Të hënën, mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Të martën, mot kryesisht i ngjashëm, i vranët, por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Të enjten, parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius
Të premten, mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius./21Media

Back to top button