Ministra e deputetë të VV-së e nderojnë Skënderbeun

Ministrat të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te busti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për 110-vjetorin e Pavarësisë.
Për të shënuar këtë ditë, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.
Për nderë të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.
Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.

Back to top button