Rusia ndalon 200 kanadezë të hyjnë në vend në përgjigje të sanksioneve

Rusia po ndalon qindra kanadezë të shquar që të hyjnë në vend si përgjigje ndaj sanksioneve të shpallura nga Otava.
Kanadaja kishte njoftuar sanksione kundër 33 zyrtarëve aktualë apo ish-zyrtarë rusë dhe gjashtë subjekteve të përfshira në “shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut” kundër qytetarëve që protestuan kundër pushtimit të Ukrainës.
“Në përgjigje të sanksioneve personale të vendosura nga Otava… 200 qytetarëve kanadezëve u është mohuar hyrja në baza reciproke”, tha ministria në faqen e saj të internetit.
Që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, Kanadaja ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1500 individëve dhe subjekteve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia./21Media

Back to top button