Sa vjet do të nevojiten për t’u anëtarësuar Kosova në BE?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e dorëzoi aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE te Presidenca Çeke e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për media së bashku me ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane, Mikulas Bek, Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm se rruga deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE është e gjatë.
Ai ka përmendur disa shembuj të shteteve që tashmë janë anëtare të BE-së dhe e ka përmendur periudhën nëntë vjeçare si një periudhe mesatare dhe e arsyeshme për Kosovën.
“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme. Suedia dhe Finlanda 3 vjet, Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”, tha ai./21Media