Shkrimtari danez mbështet iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Hulumtues shkencor, shkrimtari danez, Niels Henrik Hooge ka përkrahur iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.
“Unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, ka shkruar ai.
Në një postim të tij ai mbështet publikisht kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
“Si disa persona të tjerë këtu në Danimarkë, edhe unë mbështes iniciativën që institucionet në Kosovë ta përdorin këtë logo si emërtim i perbashkët për spastrimin etnik, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin që ndodhi para dhe gjatë fundit të shekullit të kaluar në Kosovë. Ngjarjet vazhdojnë të përbëjnë një traumë dhe meritojnë një simbol që kontribuon që ato të mos zhduken nga kujtesa historike”, ka shkruar ai./21Media