Osmani falënderon vendet që e mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që mbështetën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Osmani përmes Twitterit, falënderoi Francën, Italinë, Finlandën, Estoninë, Austrinë, Lituaninë e Bullgarinë për mbështetjen e tyre.
Më 14 dhjetor, presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca firmosën dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, një ditë pas kryeministri Kurti këtë aplikim ia dorëzojë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button