Kosova kërkon njohjen nga Nepali

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bangladesh, Guner Ureya , kërkon njohjen e shtetit të tij nga Nepali. Ai këtë e tha në një intervistë për Himalayan Times .
Ureya ka thënë se njohoja e Kosovës është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Ballkanik.
“Fatkeqësisht, Nepali ende nuk e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Edhe shumë vende të tjera nuk na kishin njohur më parë, por me kalimin e kohës e kuptuan se njohja e Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur. Njohja e Kosovës është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Ballkanik, me fjalë të tjera, në Evropën Juglindore. Pavarësia e Republikës së Kosovës ka korrigjuar gabimet historike, i ka dhënë fund pushtimit serb dhe i ka sjellë paqen dhe lirinë popullit.”, deklaroi Ureya./21Media
 

Back to top button