Ellen DeGeneres pas vdekjes së tWitch: Ka qenë shumë e vështirë për të gjithë

Ellen DeGeneres ka folur për herë të parë që nga vdekja e mikut të saj, Stephen “tWitch” Boss.
“Hej të gjithë. Thjesht doja të them se 11 ditët e fundit kanë qenë vërtet të vështira për të gjithë. Të gjithë janë në dhimbje dhe përpiqen t’i japin kuptim, dhe ne nuk do t’i japim kurrë kuptim”, u shpreh ajo.
DJ i “The Ellen DeGeneres Show” dhe një balerin që u bë i famshëm në “So You Think You Can Dance”, u vetëvrit këtë muaj.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të qeshim dhe të përqafojmë njëri-tjetrin, të luajmë lojëra, të kërcejmë dhe të këndojmë” – gjërat që “ai pëlqente të bënte”, tha më tej DeGeneres.
Boss filloi punën e tij si DJ në “The Ellen DeGeneres Show” në vitin 2014./21Media