Beyonce rikthehet me koncert pas 4 vjetësh

Artistja, Beyonce do të rikthehet me koncert pas katër vjetësh.
Beyonce do të dalë në skenë në hapjen madhështore të Atlantis The Royal.
Zbulimi madhështor i shumëpritur Atlantis The Royal në Dubai do të zhvillohet nga 20 deri më 22 janar, Beyonce do të performojë të shtunën, më 21 janar.
Si pjesë e shfaqjes së parë të madhe të Beyonce në katër vjet, të pranishmit do të mund të dëgjojnë këngë nga shtatë albumet në studio të këngëtares.
Fansat mund të shpresojnë se kjo do të përfshijë këngë nga publikimi i saj më i fundit, “Renaissance”, si dhe disa nga hitet më të mëdha nga karriera e saj që përfshijnë “Love On Top”, “Run The World”, “Halo” dhe “Countdown”.
Të njëjtën fundjavë do të shohim gjithashtu performancë të Swedish House Mafia, sipas The Daily Mail.
Supergrupi muzikor, i përbërë nga Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso, janë të njohur për këngë si “Don’t You Worry Child”, “Moth To A Flame” dhe shumë të tjera./21Media

Back to top button