Gjykata liroi të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë liruar nga Gjykata Themelore nga akuzat për sum terrorist në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Të njëjtit nga prokuroria speciale akuzohen për sulm terrorist.
Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga gjykata e shkalles së dytë(Gjykata e Apelit). Rigjykimi ndaj tashmë të akuzurve kishte filluar në mars të vitit 2020.
Gjykata kishte dënuar Atdhe Arifin me 6 vjet dënim me burgim. Frashër Krasniqin e kishte dënuar me 8 vjet dënim me burgim, Egzon Halitin me 5 vjet e gjysmë burg dhe Adea Batushën me 2 vjet dënim me burgim. Arifi, Krasniqi, Haliti dhe Batusha po akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2016.
Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta./kallxo

Back to top button