Jepet ultimatum për Kryeprokuorin e Prizrenit të përgatisë raport lidhur me veprimet Dibran Hoxhajt

Referuar rastit të fundit ku një person u vra në Prizren e që kryes i kësaj vepre dyshohet të jetë Dibran Hoxhaj, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që menjëherë të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi. “, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Në orët e hershme të 3 janarit një 31 vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e një konflikti në një lokal nate në Prizren.
Policia njoftuar se konflikti i nisur fillimisht në lokal ka vijuar në rrugë ku viktima së bashku me dy miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë./21Media

Back to top button