Michel: Po përshpejtojmë procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.
“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel në konferencën e përbashkët BE- NATO, duke paralajmëruar më shumë investime në mbrojtje dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.
Ai tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka afruar BE-në dhe NATO-n.
Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.