Maldini: Milani nuk do të blejë lojtarë të rinj në janar

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka dhënë një lajm jo të mirë për tifozët e Milanit, sidomos pas eliminimit të hidhur nga Kupa e Italisë nga Torino, edhe pse këta të fundit ishin me një lojtarë më pak në fushë.
Ai ka thënë se në merkaton e janarit skuadra nuk do të bëjë asnjë lëvizje sepse, sipas tij, skuadra është e komponuar mjaftë mirë.
“Ne nuk do të devijojmë nga linja jonë aktuale sepse i kemi dhënë vetes një drejtim të qartë dhe, përkundrazi, mendojmë se duhet të jemi. marre si shembull në futbollin italian. Ndihemi konkurrues, jemi kampione ne fuqi dhe prandaj nuk do të bëjmë investime të mëdha në afatin kalimtar të dimrit. Ne fakt mund te them se nuk do të bëjmë asgjë”, tha Maldini.
Por, duke kaluar në aspektin e rinovimeve, ajo që Maldini dhe drejtuesit e kuqezinjve po përgatiten të bëjnë është padyshim shumë. Para së gjithash për Bennacer dhe mbi të gjitha Leao:
“Është java vendimtare për Bennacer, mendoj se gjithçka do të jetë zyrtare në 24-36 orët e ardhshme. Për sa i përket Leaos, situata është e qartë. Jemi në komunikim, ka video thirrje dhe nuk duhet të takohemi domosdoshmërisht personalisht. Do të përpiqemi të arrijmë në një zgjidhje. Duket se të dyja palët e duan dhe tani duam të përpiqemi të arrijmë ta mbyllim. Siç jemi përpjekur për të bërë në një vit e gjysmë të fundit ku më pas kanë ndodhur shumë gjëra. Vullneti ynë është dhe ai i lojtarit duket se është aty. Këtë vit jemi fokusuar në rinovimet e bazës sonë të lojtarëve”, tha Maldini në fund.

Back to top button