Enrique tregon fajtorin e humbjes nga Juventusi
”Nuk kam gabuar asgjë në lidhje me formacionin në Torino”
Trajneri i gjigantit spanjoll, Barcelonës, Luis Enrique ka folur për humbjen e Barçës nga Juventusi.
Ai ka pranuar se ndihet fajtor për humbjen e Barcelonës nga ”Zonja e vjetër” “Është e qartë, gabimi është i imi. Përgjegjësia kryesore për një humbje është ajo e trajnerit. Por, nuk kam gabuar asgjë në lidhje me formacionin në Torino”, ka thënë Enrique.
Ndryshe, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve humbi nga Juventusi me rezultat 3:0./21Media