Daçiq pas takimit me Chollet: Paralajmërimet ndaj Kurtit për Asociacionin serioze

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Daçiq, tha se bisedimet që ai zhvilloi në Washington ishin të suksesshme për Serbinë, dhe se një tjetër konfirmim erdhi nga Departamenti i Shtetit se Asociacioni duhet të themelohet.
“SHBA-të sinqerisht mbështesin qëndrimin se Asociacioni i Komunave Serbe është diçka për të cilën është rënë dakord më parë, dhe jo temë diskutimi, se duhet të formohet në mënyrë që të diskutohet më tej dhe pastaj të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes”, tha Daçiq tha për Tanjug.
Daçiq tutje shtoi se zyrtarët e Departamentit të Shtetit i kanë thënë se SHBA-ja do të jetë transparente për çdo gjë dhe se janë seriozë kur thonë se po e paralajmërojnë Kurtin se Asociacioni është diçka që nuk mund të diskutohet./21Media