Policia shpallë në kërkim dy persona nga Drenasi

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Burim Strumcaku dhe Valon Morina nga Drenasi, të dyshuar për implikim në veprat penale: “Privim i kundërligjshëm i Lirisë”- nga Neni 193 të KPRK-së, “Lëndim i lehtë truporë” si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, thuhet në kërkesën e policisë dërguar mediave.
Policia thotë se e vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj pret që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre./21Media

Back to top button