Kryeziu i reagon Stanos: Mungesa e progresit në dialog është shkaku i Serbisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano ,i cili të hënën tha se rezultatet e dialogut nuk janë dështim i Lajçakut, por i Kosovës dhe Serbisë që nuk e mbajtën fjalën

Kryeziu ka thënë se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë për shkak të shkeljeve që ka bërë Serbia.

Ai përmes një reagimi në X ka renditur një listë me shkeljet për të cilat thotë se ka bërë Serbia vetëm dy javë pasi i tha po Marrëveshjes Bazë të shkurtit 2023.

Sipas Kryeziut 90 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në veri të Kosovës nga grupet e dhunshme të udhëhequra nga liderët e Listës Serbe në maj të vitit 2023.

“Në qershor të vitit 2023, tre policë kosovarë u rrëmbyen nga forcat speciale të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Pavarësisht provave të paraqitura nga institucionet tona të cilat dëshmojnë se Serbia ka shkelur integritetin tonë territorial, asnjë masë nga BE-ja nuk është ndërmarrë kundër Serbisë”, ka shkruar ai

Po ashtu zëdhënësi i Qeverisë ka përmendur edhe vrasjen e policit, Afrim Bunjaku në sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Deri ka shtuar se Radoiçiq ende është i lirë dhe tani takohet me ambasadorin e SHBA-së në Serbi./21Media

Back to top button