Turqia ka ngritur spitale fushore në 10 provinca

Qeveria turke ka krijuar 77 spitale fushore në 10 provinca që u goditën nga tërmeti të hënën, pasi kushtet e motit të ngrirë pengojnë përpjekjet e shpëtimit në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
“Ne gjithashtu mund të kryejmë operacione kirurgjikale në disa prej këtyre spitaleve ku ofrohen shërbime shëndetësore emergjente”, shkroi të mërkurën Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
“Viktimat tona të tërmetit me gjendje të rrezikshme shëndetësore janë transferuar në spitalet e rajonit me helikopterë pas reagimit të parë”, shtoi ai.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po viziton zonat e goditura rëndë nga tërmeti vdekjeprurës, pasi ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore në 10 provincat të martën./21Media

Back to top button