Ekipet e FSK-së nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënë e fëmijës dy vjeçar të cilin e shpëtuan më herët.
“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

21: 10- Momenti kur FSK nxori fëmijën dy vjeçar nga rrënojat pas tërmetit në Turqi
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që janë duke operuar në Turqi kanë arritur që ta nxjerrin nga rrënojat një fëmijë të moshës dy vjeçare
FSK ka publikuar momentin e shpëtimit të fëmijës.

Mehaj: Pas shpëtimit të fëmijës 2 vjeç, FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën nga rrënojat
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pasi se ekipet e FSK-së kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë dyvjeçar, ka thënë se ata po përpiqen ta shpëtojnë edhe nënën.
“Ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare. Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj po ashtu ka njoftuar se FSK-së po bëjnë përpjekje maksimale për ta shpëtuar edhe nënën e fëmijës, që gjendet po ashtu në rrënoja.
“Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona!”, ka shkruar ai.
FSK nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare në Turqi
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që janë duke operuar në Turqi kanë arritur që ta nxjerrin nga rrënojat një fëmijë të moshës dy vjeçare, si dhe duke bërë përpjekje për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë.”, thuhet në njofitmin e FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkuren se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të së hënës.
Ai ka bërë të ditur njësitet e FSK-së po operojnë në rajonin Hatay, që është më i godituri nga tërmeti./21Media

Back to top button