Shefi i EULEX-it diskuton me Rakiqin dhe Simiqin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me nënkryetarin Igor Simiq, me të cilët ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter
Wigemark ka treguar se ky takim është zhvilluar në Mitrovicë, ndërsa e ka cilësuar si një takim të mirë.
“Takimi i mirë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin, Igor Simiq, në Mitrovicë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. EULEX-i konfirmoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai./21Media
Good meeting with Srpska Lista’s President, Goran Rakić, and Vice President, Igor Simić, in Mitrovica on the security situation in northern Kosovo. #EULEX confirmed its continued commitment to support the security of all communities in 🇽🇰. pic.twitter.com/zQfvu5X4rl
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) February 8, 2023
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?