Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin turk

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar në shenjë solidarimizimi me Turqinë pas tërmetit që goditi këtë vende duke shkaktuar vdekjen e mbi 12 mijë personave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi një fotografi në Twitter dhe u shpreh se populli i Kosovës qëndron pranë atij të Turqëisë.
“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndriçuam ndërtesën e qeverisë sonë me dritën kuq e bardhë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, shkroi Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button