Krah popullit turk dhe atij sirian, qirinj dhe lutje në Tiranë

Qytetarë shqiptarë në mbarë Shqipërinë shprehën solidaritetin me familjet e prekura nga tërmeti i mëngjesit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë.
Në ditën e zisë kombëtare zyrtarë shtetërorë dhe qytetarë, ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim dhe nderim të viktimave.
“Sot qytetarët shqiptarë iu bashkuan homazhit për viktimat e tërmetit shkatërrimtar. Respekt për solidaritetin”, ka shkruar kryeministri Rama.
Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur solidarizim me viktimat dhe popullin turk.
“Sot qytetarët shqiptarë brenda e jashtë kufijve iu bashkuan homazhit për viktimat e tërmetit shkatërrimtar. Respekt për solidaritetin”, ka shkruar Xhaçka.

Back to top button