Bëni këto gjeste dhe do të dukeni njeriu më me vetëbesim

1. Relaksoni fytyrën
Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur mund të jenë shenja që mungon vetëbesimi. Herën tjetër që do të jeni ankthioz, por nuk doni ta shfaqni atë, kushtojini vëmendje fytyrës tuaj: merrni frymë thellë dhe përpiquni të relaksoni shprehjen e fytyrës. Një frymëmarrje e lehtë është një sinjal që personi ka nevojë të qetësojë nervat dhe gjithashtu një transmetim i ankthit.
2. Qëndroni drejt
Kjo është e dukshme. Tipikisht, individët që kanë mungesë vetëbesimi do të rrinë shtrembër, me supet të përkulur përpara. Në mënyrë të pavetëdijshme ne rrimë shtrembër që të dukemi më të vegjël dhe të padukshëm. Për t’i bindur të tjerët që jeni rehat me veten, qëndroni drejt dhe sigurohuni që duart tuaja të jenë poshtë. Arsyeja se pse duart duhet të jenë poshtë është për të dhënë një shenjë bindjeje.
Është një e dhënë se qëndrimi i mirë u komunikon të tjerëve vetëbesim dhe është gjëja e parë që tregon për një person, dhe ju e dini që një person i tillë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kur uleni dhe qëndroni drejt, do të kalojë më shumë oksigjen në tru, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni të shëndetshëm, energjikë dhe do të shpëtoni nga toksinat. Kështu që është 2 herë fitore.
3. Buzëqeshni
Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes. Buzëqeshja komunikon vetëbesim dhe ju bën më tërheqës. Duke parë dikë që buzëqesh shkakton një reaksion kimik që redukton stresin dhe rrit sasinë e transmetuesve “të të ndjerit mirë” në tru.. Është ngjitëse dhe të tjerët mund t’ju kthejnë buzëqeshjen, pra ju përfitoni nga disa efekte pozitive.
4. Anoni kokën
Në një mjedis më intim, si përshembull në një takim ku ju doni të përcillni vetëbesim, por njëkohësisht të jeni dhe tërheqës, mbani kontaktin me sy, të mbështeteni ndërkohë që jeni duke folur dhe të anoni kokën në krahë të majtë, gjë që të bën më tërheqëse. Duke e rrotulluar kokën në krahë të djathtë ju tregoni vetëbesim. Është diçka që duhet mbajtur mend dhe për intervistën e rradhës.
5. Jepni shenja të padukshme
Në fund të ditës, shenjat e padukshme do të jenë po aq të forta sa ato të dukshmet. Parfumi është një nga faktorët kryesorë të tërheqjes, dhe mund t’ju bëj gjithashtu të ndiheni me më shumë vetëbesim.

Back to top button