Milani fiton duelin e parë me Tottenhamin, gjithçka vendoset në Angli

(Lajm i përditësuar)
Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” ishte jashtëzakonisht interesante dhe spektakolare, por që u realizuar vetëm një gol, por me rëndësi shumë të madhe për skuadrën e trajnerit Stefano Pioli.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e shtatë kur Brahim Diaz realizoi nga afërsia.
Kjo fitore është një hap i mirë për kampionët e Italisë, por gjithçka sa i përket skuadrës që do të vazhdojë në fazën tjetër, do të vendoset në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në stadiumin “White Heart Lane”.
Shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Tottenham
Ka ndryshuar shumë shpejtë rezultati në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit.
Janë kampionët e Italisë ata që kanë kaluar në epërsi pas shtatë minutave lojë me golin e mesfushorit Brahim Diaz.
Milani dhe Tottanhami përballen në “San Siro”, formacionet zyrtare
Në stadiumin “San Siro”, sonte do të zhvillohet përballja e parë ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit, sfidë e vlefshme për 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Si skuadra e Stefano Piolit, ashtu edhe ajo e Antonio Contes do të zbresin në fushë me disa mungesa thelbësore.
Kampionëve të Italisë u mungojnë emra të mëdhenj si: Maignan, Ibrahimovic, Florenzi dhe Bennacer, që të gjithë për shkak të lëndimeve, ndërsa te skuadra angleze nuk do të paraqiten: Hugo Loris, Bentacour, Sessegnon dhe Hojbjerg.
Të dy skuadrat mbajnë pozitat e pesta në kampionatet respektive, duke mbetur prapa skuadrave pretendente për titull dhe synimi i tyre është që të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve.
Duhet përmendur që në këtë ndeshje, asistent i gjytarit kryesor Scharer, do të jetë gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj.
Ndeshja do të startojë nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare: Milan: Tatarusanu, Thiaw, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Saelemaekers, Tonali, Krunic; Diaz, Giroud, Leao.
Tottenham: Forster, Emerson, Dier, Romero, Lenglet; Skipp, Sarr; Kulusevski, Sarr, Son; Kane.