Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulejmani nga zona ku goditi tërmeti në Turqi: Ma jep ndjesinë e Kosovës së pas luftës në vitin 1999

E gjithë vëmendja botërore që nga 6 shkurti është fokusuar te viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Nga ky tërmet, deri më tani janë konfirmuar më shumë se 46 mijë të vdekur, përderisa rreth 2 milionë e gjysmë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga media të ndryshme, dëmi i shkaktuar nga tërmeti mund ta arrijë shifrën 80 miliardë dollarë.
Për të ndihmuar të prekurit nga shkatërrimi i këtij tërmeti, në Turqi ka shkuar Arben Sulejmani, që është Shefi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ai është atje, për të shpërndarë ndihma bashkë me Komunitetin Fetar Sik, nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Malajzia.
Ai për programin “Për ditë të mbarë” në  RTV21 tha se ky tërmet i kujtoi Kosovën e pas luftës në vitin 1999./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button