Selimi thotë Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë për t’u pajtuar dhe nënshkruar marrëveshjen

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Petrit Selimi ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë vetëm disa javë afat për arritjen e një marrëveshje. Ai këtë deklaratë e ka bërë duke u thirrur në burime të veta.
Selimi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka të atillë që mendojnë se i gjithë viti është në dispozicion për marrëveshje, por që një gjë e tillë s’është e vërtetë.
Sipas Selimit faktin se kriza e radhës është në prag, e që sipas tij janë zgjedhjet lokale në veri të vendit.
“Burimet e mia thonë që dy shtetet Kosova dhe Serbia kanë disa javë për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar”, ka shkruar Selimi./21Media

Back to top button