Haxhi Krasniqi mposht Nikarkhoevin

(Lajm i përditësuar)
Një luftë e ashpër ndërmjet dy boksierëve u zhvillua që nga fillimi i duelit, me Krasniqin që e kontrollonte situatën, por edhe belgu nuk mbetej shumë prapa me disa goditje të forta.
Por, ofanziva e madhe e Krasniqit erdhi në raundin e pestë kur dha një seri goditjesh të njëpasnjëshme që e bënë kundërshtarin të dorëzohej para tij pas vetëm pesë raundeve.
Kjo është fitorja e 20-të e Krasniqit me nokaut.
​Këtu mund ta ndiqni luftën e Robin Krasniqit me Timur Nikarkhoevin
Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij.
Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë.
Para luftës, Krasniqi është shprehur shumë optimisë për fitore pasi ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell.
Luftën e Krasniqit, por edhe duelet tjera mund t’i ndiqni në linkun e më poshtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=cS8K5mi4wOw

Back to top button