Robini përkrahjen më të madhe për luftën e sotme e ka nga Margiona dhe djali i tyre

Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij.
Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Në rrjetet sociale fotografia e Robinit është publikuar nga emra të njohur të estradës si shenjë e përkrahjes ndaj tij.
Por, padyshim se përkrahjen më të madhe për luftën e sotme e ka nga bashkëshortja e tij, Margiona dhe djali i tyre, Mayson.
Në Instagram, Marigona ka publikuar një fotografi familjare, teksa i uron fat dhe suksese në ndeshjen e sotme.
“Të gjitha përpjekjet tuaja të shpërblehen, të duam shumë”, ka shkruar ndër tjera Marigona./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @officialmarigonakrasniqi

Back to top button