Forcat ruse përparojnë brenda Bakhmutit
Forcat ruse po përparojnë brenda qytetit Bakhmut, sipas ushtrisë ukrainase dhe analizave nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).
Qyteti i vogël lindor duket se është afër rënies në duart e Rusisë. Kapja e tij do të shënonte përparim për forcat ruse, si dhe do t’u jepte atyre një trampolinë për të synuar zonat urbane më në perëndim.
“Në drejtimin Bakhmut, armiku vazhdon të përparojë”, tha të enjten Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase, duke sugjeruar gjithashtu se ka një prani ruse brenda qytetit dhe jo vetëm në periferi, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv
ISW thotë se forcat ruse “përparuan brenda Bakhmut dhe vazhduan sulmet tokësore rreth qytetit”.
Pavarësisht përparimeve ruse, ushtria ukrainase thotë se nuk po planifikon të tërhiqet nga Bakhmut dhe është ende duke mbajtur terrenin e saj në qytet.
“Mbrojtësit tanë zmbrapsën sulmet në zonat Orikhovo-Vasylivka, Dubovo-Vasylivka, Bakhmut dhe Ivanivske,” tha Shtabi i Përgjithshëm të enjten.
Forcat ruse thuhet se po përdorin luftëtarë shumë të trajnuar nga grupi mercenar Wagner në sulmin ndaj Bakhmut.
Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka thënë se është skeptik që forcat ukrainase do të tërhiqen nga qyteti dhe u ka thënë mediave ruse se ushtria ukrainase po transferon një numër të madh rezervash në zonë./21Media