Sindikata e Gjykatës Themelores në Prishtinë reagojnë për koeficientin e pagave
Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë shpreh shqetësimet lidhur me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
Përmes një komunikate për media kjo sindikatë thotë se është gjykate është duke përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave.
“dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës , Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficient si dhe ulje të pagave në disa pozita”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.
Po ashtu bëhet e ditur se kryetari i kësaj sindikate, Naim Rrustemi po ashtu ka thënë se në vazhdim do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për t’i rishikuar gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse jo që nuk ka arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, por ka ulje të pagave në disa pozita./21Media