Moska i kërkon Beogradit një qëndrim zyrtar rreth raportimeve për shitjen e armëve serbe në Ukrainë

Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për raportimet se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, tha Zaharova, shkruan Danas
Ajo shtoi se faktet duhet të zbulohen dhe të nxirren përfundimet e duhura në bazë të kësaj, sepse është një “temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.
Zakharova deklaroi më herët sot se Moska është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.
“Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”, ka thënë ajo në një koment të publikuar në faqen e ministrisë./21Media