Dy të palgosur në Prishtinë, të dyshuarit ende në arrati

Mbrëmë, rreth orës 20:17, në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë plagosur dy persona, njëri me armë zjarri e tjetri me thikë.
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati”, thuhet në raportin ditor.
Policia ka thënë se viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media