“CLICK” rikthehet sonte në RTV21

Sonte nga ora 21:30 rikthehet emisioni debatues në RTV21 “CLICK”.
“Click” bashkë me Leonora Dalipin për shikuesit e RTV21 vjen tre herë në javë, të martën, të mërkurën dhe të enjten në orarin e njëjtë, me mysafirë e tema nga më të ndryshmet.
Sonte për “Sfidat në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit” do të debatojnë: Alma Lama, Artan Muhaxhir, Berat Buzhala dhe Lulzim Peci./21Media