United e konfirmon miqësoren me gjigantin e Bundesligas në Vegas

Manchester United do të përballet me Borussia Dortmundin në Las Vegas, ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të turit para-sezonal në Amerikë, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti anglez.

Skuadra e Erik ten Hag do të përballet me Dortmundin në stadiumin “Allegiant” të dielën e 30 korrikut.

Ky është turi i dytë që konfirmohet, pas ndeshjes së United kundër Wrexham në San Diego më 25 korrik që u konfirmuar javën e kaluar.

Kjo do të jetë hera e parë që United do të mbajë përgatitjet para-sezonale në Amerikë pas pesë vitesh, dhe dyta herë që përballet me Dortmundin në ndeshje miqësore, pas asaj në Kinë në vitin 2016.

Back to top button