Tahiri e sqaron se pse i cakërruan gotat Kurti e Haradinaj

(Lajm i përditësuar)
Cakërrimi i gotave mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në kullën e këtij të fundit ngjalli shumë reagime.
E për këtë foli sot në “Click”, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,Besnik Tahiri. Ai sqaroi se kafja e rakia në konakun e Haradinaj ishte vetëm një kod.
“Atje nuk ka ftesë është publike Epopeja, sikurse që nuk ka ftesë për Epopenë e UÇK-së , ai zotnia(Kurti) ka ardh , aty është një kod, kur të shkojsh te Ramushi në kullë aty është një kod, ulesh kur të vjen qysh është mysafiri ta lëshojnë vendin ulesh. Para se me ardhë Kurti në atë karrige unë kam qenë ulur se kesh i fundit, kur thanë po vjen kryeministri u çova e lëshova karrigen edhe u ul kryeministri . Edhe aty është një kod ta bjen një kafe, një ujë, një raki , ne nuk i kemi thirrë mediat, mediat i ka pasur ai me veti, na kemi qenë duke ndejt në kullë te ogjaku, t’u bë muhabet për të 24, kur ka ardhur . E vërteta është kjo, në atë karrige kam qenë unë, thanë po vjen kryeministri u çova e lëshova vendin, ai erdh me kamera u ulën në vend, i erdh kodi i shqiptarit të Dukagjinit që është një raki, një ujë, një kafe ia bëri gëzuar edhe mediat e veta e qiten .”tha Tahiri.
Tahiri për marrëveshjen e Ohrit: Më e mira që ka nxjerr Kosova në ‘llugën’ që e ka bërë Albin Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për Marrëveshjen e Ohrit . Ai vlerësoi se kjo është marrëveshja më e mirë për Kosovën në situatën e saj aktuale, situatë sipas të cilit u krijua nga Qeveria Kurti.
“Synimi ynë kryesor me nxjerr prej kësaj marrëveshje është anëtarësimi në NATO, njohja prej pesë shteteve mosnjohëse, partneriteti për paqe, NATO-ja, anëtarësimi në ogranizata ndërkombëtare”, tha Tahiri.
Ai përmendi rreziqet që mendon se i sjell marrëveshja në fjalë “fjala e shërbimeve është rrezik, vetmenaxhimi është rrezik, kisha ortodokese serbe me nenin 7 është rrezik këtu duhet të punohet, të diskutuohet me faktorin ndërkombëtar, këto janë rreziqe serioze, nuk po them se është marrëveshje e mirë. Kjo është marrëveshja ma e mirë që ka mujt me nxjerr Kosova në ‘llugën’ që e ka bë Albin Kurti”, tha Tahiri
Tahiri: Situata e sigurisë në veri asnjëherë s’ka qenë më e keqe, shumë herë s’flasim çka dimë s’duam ta qesim vendin keq
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri vlerësoi se situata në veri të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e keqe. Ai në emsionin “Click” në RTV21 tha se aktualisht atje nuk ka policë të Kosovës.
“Policët e Kosovës janë në dy pika doganore, në kohën kur kanë qenë policët e Kosovës atje, kanë qenë pa kushte, pa ushqim, shumë herë nuk flasim çka dijmë se na tregojnë policët e pikave nuk dojmë me qit vendin keq. KFOR-i do të thotë e ka një pjesë të menaxhimit, mirëpo ai menxhim ekskluzivisht është për kufirin nuk përzihet brenda, EULEX nuk ka përgjegjësi, FSK-ja nuk është atje, pushtet lokal nuk ka, gjyqtar nuk ka, prokuorë nuk ka, zgjedhjet nuk po mund të mbahen çështja e sigurisë… këtu janë dy elemente, politika e Vuçiqit është super armiqësore dhe është super e softistikume armiqësore , ai do të thotë po e shfrytëzon atë pjesë të Kosovës përmes bandave kriminale me dobësu Kosovën “, tha Tahiri.
Besnik Tahiri: Ne si AAK nuk duam ta rrëzojmë Qeverinë me Listën Serbe
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të rrëzohet qeveria fillimisht duhet t’i kenë numrat. Sipas tij një gjë të tillë nuk do ta bëjnë me Listën Serbe.
Tahiri u pyet se pse nuk po kërkojnë zgjedhje, dhe u përgjigj se këtë po e bëjnë, por pa efekt.
“Tash po flas sinqertë neve me 8 deputetë nuk na tregon me iu tregu partive që janë në pushtet më të mëdhaja se çka me bo, nuk e bëjmë këtë punë. Ajo që ne e kemi bërë, po e bëjmë ne Kuvend është po e ballafaqojmë qeverinë me defektet që i ka në sektorë të caktum e këtë e kemi mundësi ta bëjmë. Për me rrëzu qeverinë duhet me i pas fillimisht numrat, ne kemi thënë si Aleancë nuk do ta rrëzojmë qeverinë me Listën Serbska .. shtyrja e zgjedhjeve të parakohëshme ndodh në dy mënyra: ose duhet me shkarku me votën në Kuvend, ose duhet kryeministri me dhënë dorëheqje. Kryeministri nuk jep dorëheqje “, tha Tahiri në emsionin Click në RTV21.
Tahiri: Populli kur votoi mbi 50% për Kurtin u pat ‘gërdit’ me 11 qeverisje pas pavarësisë
Sonte në emisonin “Click” në RTV 21 i ftuar është Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai foli rreth qeverisjes aktuale duke thënë se Kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet pasi që populli u ngopen me qeverisjen 11 vjeçare e subjekteve tjera politike.
“Populli kur votoi me 50% për Kurtin, u pat gërdit me sa vjet kanë qenë p.sh 2008 që i bijke nja 10 vjet 11 vjet pas pavarësisë. Arsyeja pse e votoi është sepse menduan që zotëri Kurti dhe konceptet e tij të shpresës që u kthyen në pa shpresë, ka qenë adresa e duhur, dhe u pa u vërtetua . Si grup parlamentar strategjia ime ka qenë mos me votu blanko kundër, unë strategjinë e kam pas dikund me votou dikund jo , ka qenë një ligj i mirë e kam votu pavarësisht që kam qenë opozitë për shkak se dojsha me lënë njëfarë mundësie.”, tha Tahiri./21Media