Lista Serbe i reagon Hovenierit

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan,  Jeff Hovenier i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për incidentin në veri të Kosovës më 10 prill, kur u plagos një person në Zeveçan e që dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Lista Serbe në reagimin e saj thotë se Hovenieri është dashur ta dënoj siç pohojnë ata sulmin.

“Lista Serbe dhe qytetarëat serbë në Kosovë e M. janë thellësisht të shqetësuar se ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, z. Hovenier është i shqetësuar. Në vend se të dënojë qartazi tentim vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në një postbllok ilegal të njësiteve parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës, ai është i shqetësuar!? Vetëm pasi Lista Serbe reagoi dhe tha se Milan Jovanoviq ishte viktimë e një sulmi të armatosur nga forcat speciale të Kurtit që gjenden ilegalisht në veri ë Kosovës e M., vonë pasdite z. Hovenier i shqetësuar foli dhe bëri një deklaratë të turpshme për të minimizuar përgjegjësinë e atyre që derdhën gjak serb. Nuk është hera e parë që sulmi ndaj serbëve relativizohet”, thuhet në reagimin e Listës Serbe./21Media

Back to top button