Interi kalon në gjysmëfinale të Championsit, atje e pret Milani

Interi është skuadra tjetër që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Neroazzurrët” barazuan me Benfikën me rezultat 3-3 në “Giuseppe Meazza”, derisa vazhdojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3 pas dy ndeshjeve.
Aursnes, Musa dhe Silva shënuan golat për mysafirët, derisa Barella, Martinez dhe Correa ia siguruan fitoren e madhe skuadrës së Simone Inzaghit.
Në gjysmëfinale, Interi do të ballafaqohet me rivalin lokal, Milanin.