Grabitje në një restorant në Mitrovicë

Punëtori i një restoranti në Gushavc të Mitrovicës ka raportuar në polici se është grabitur dje nga dy persona të maskuar.
Sipas tij, ata i kanë vjedhur ushqimin, pazarin ditor dhe telefonat.
“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./21Media