Vuçiq fton serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat veriore.

“Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në edicion serb.

Vuçiq komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se ishte i zhgënjyer me mospjesëmarrjen e partive serbe.

“U habita kur e dëgjova deklaratën e Stanos se ishte i zhgënjyer me dështimin e serbëve. Kemi marrë pjesë në 4 apo 5 cikle të ndryshme zgjedhore deri më tani dhe nuk ka qenë e nevojshme asnjëra prej tyre më parë”, tha Vuçiq.

Back to top button