Skandal në basketbollin kosovar

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Sigal Prishtina ka bërë të ditur se e ka zbuluar skandalin më të madh të basketbollit në Kosovë.

Bëhet fjalë për një person i cili ka futur në veturën e tij dy gjyqtarët grekë, Zacharis dhe Vardaris, duke iu ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve.

KB Prishtina ka njoftuar se rastin në fjalë e ka paraqitur në FBK, të cilët më pas kanë biseduar me referët e lartëpërmendur, e që dyshja në fjalë e ka pranuar ngjarjen.

Po ashtu, KB Prishtina ka bërë të ditur se do t’i drejtohet edhe FIBA-s për këtë rast, dhe Federatës Greke të Basketbollit, që secila prej tyre t’i ndërmarrë masat e parapara për ndëshkimin dhe parandalimin e dukurive më të këqija të sportit.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Prishtinës.

 

Back to top button